SHBA, mbi një mijë viktima të koronavirusit për një ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 1,056 të vdekur nga sëmundja Covid-19.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin më të prekur në botë shkoi në mbi 142 mijë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Përpos viktimave,u shënuan edhe 62,752 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 3.9 milionë.

Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi i parë në botë për më së shumti persona të vdekur dhe të infektuar me koronavirus. Pas tyre vjen Brazili, ku situata gjithashtu është mjaft shqetësuese.

Share This Article