SHBA miraton vaksinën Johnson & Johnson, 66% efektive ndaj COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar vaksinën me një dozë Johnson & Johnson, duke u bërë vaksina e tretë që miratohet në vend.

Vaksina do te jetë një alternativë tjetër mes vaksinave Pfizer dhe Moderna dhe nuk ka nevojë të mbahet në temperatura aq të ulëta si Pfizer.

Provat e bëra treguan se vaksina ka aftësi të mira në shërimin e sëmundjes, por në rezultat të përgjithshëm ajo është 66% efektive duke përfshirë edhe rastet e moderuara.

Vaksina Johnson & Johnson është prodhuar nga firma belge, Janssen. Kompania është dakordësuar që t’i sigurojë SHBA-së 100 milionë doza deri në fund të qershorit.

Dozat e para do të jenë në dispozicion për SHBA- në që javën e ardhshme.

Share This Article