Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo deklaroi se qeveria do të akordojë 225 milionë dollarë amerikanë ndihmë shtesë për luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit.
“Për momentin, duke e pasur parasysh nevojën e madhe për pajisje mbrojtëse personale në vendin tonë, fokusi ynë do të jetë në mirëmbajtjen e pajisjeve të nevojshme mjekësore në SHBA”, tha Pompeo në konferencën për shtyp në Departamentin e Shtetit.
Ai, njëkohësisht, paralajmëroi se SHBA-ja, me një 225 milionë dollarë shtesë do të ndihmojë në luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit dhe kujtoi se 274 milionë dollarë janë siguruar për 64 vende të botës.
“Këto fonde shtesë do të përdoren për aktivitete për parandalimin e përhapjes së koronavirusit shumë infektues përmes diagnostikimit, parandalimit dhe kontrollit, forcimit të sistemeve shëndetësore, përgatitjes së laboratorëve dhe trajnimit të punonjësve shëndetësorë”, tha Pompeo.