SHBA ndërpret fondet për OBSH-në, Borrell: Keqardhje, vetëm të bashkuar mund ta kapërcejmë këtë krizë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ndër diplomatët më të lartë të BE-së tha se ndjen ” keqardhje të thellë” për vendimin e Donald Trump-it mbi pezullimin e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit.

Përfaqësuesi i Lartë i bllokut për Punët e Jashtme, Josep Borrell tha se “Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë këtë veprim në një moment kur përpjekjet e tyre janë të nevojshme më shumë se kurrë për të ndihmuar në kontrollin dhe zbutjen e pandemisë së koronavirusit. Vetëm duke bashkuar forcat ne mund ta kapërcejmë këtë krizë që nuk njeh kufij”.

Trump njoftoi të martën se po ndalon fondet për OBSH-në teksa po bëhet një rishikim. Ai tha se rishikimi do të mbulojë rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit.

Share This Article