Bota
SHBA, nënshkruhen marrëveshjet e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Emirate-Bahrein
Presidenti amerikan Donald Trump priti të martën udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për nënshkrimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, duke i bërë disa nga shtetet arabe të thyejnë një tabu të kahershme në një ristrukturim strategjik rajonal kundër Iranit.
Ceremonia e Shtëpisë në Bardhë mbyll një muaj dramatik pasi fillimisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas Bahreini ranë dakord t’i japin fund armiqësisë me Izraelin, por pa një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tij të vjetra me palestinezët.
Presidenti Trump u shfaq në një ballkon që shihte nga një turmë prej disa qindra të pranishmish, me në krah Kryeministrin e Izraelit BenjaminNetanyahu, ministrin e Jashtëm të Emirateve Shejk Abdullah bin Zayed al-Nahyan dhe ministrin e Jashtëm të Bahrenit Abdullatif Al Zayani.
Marrëveshjet, e kritikuara nga palestinezët, i bëjnë ato shtetet e treta dhe të katërta arabe që ndërmarrin hapa për normalizimin e lidhjeve me Iraelin që kur ky i fundit nënshkroi traktate paqeje me Egjiptin në 1979 dhe Jordaninë në 1994. Në takimin më herët me zotin Netanyahu në Zyrën Ovale, Presidenti Trump tha se “Do të kemi të paktën pesë ose gjashtë vende që do të na bshkohen shumë shpejt” për të lidhur marrëveshjet e tyre me Izraelin. Por ai nuk përmendi asnjë prej tyre. Gjatë fjalimit në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë zoti Trump tha se: “Jemi këtu këtë pasdite për të ndryshuar rrjedhën e historisë”, dhe shtoi se ky është “një hap i madh në të cilin njerëzit e të gjitha besimeve dhe prejardhjeve të jetojmë së bashku në paqe dhe begati”. Zoti Trump tha gjithashtu se tre vendet e Lindjes së Mesme “do të punojnë së bashku, ata janë miq”.
Sjellja së bashku në një tavolinë e Izraelit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinit pasqyron shqetësimin e tyre të përbashkët për rritjen e ndikimit të Iranit në rajon dhe zhvillimin e raketave balistike prej tij. Irani ka qenë kritik ndaj marrëveshjeve.
Duke folur për Fox News disa orë para ceremonisë, zoti Trump tha se priste që më shumë vende arabe të normalizonin lidhjet me Izraelin dhe parashikoi që edhe palestinezët në fund do t’i bashkoheshin ose përndryshe siç tha ai do të “mbeten jashtë”.
Në objektivin e thirrjeve të Shtëpisë së Bardhë ishte Arabia Saudite, fuqia më e madhe e Gjirit. Deri më tani sauditët, mbreti i të cilëve është kujdestari i vendeve më të shenjta të Islamit dhe eksportuesi më i madh i naftës në botë, kanë sinjalizuar se nuk janë gati. Një objektiv tjetër është Omani, udhëheqësi i të cilit bisedoi me zotin Trump javën e kaluar. Sipas një zyrtari të lartë amerikan, Omani pritej të dërgonte ambasadorin e tij në ceremoninë e së martës. Nuk u tha asgjë nëse dhe sauditët do të merrnin pjesë, megjithëse pranimi në heshtje nga ana e tyre i marrëveshjeve është parë si diçka thelbësore.
Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ky rast do të theksojë aftësitë e zotit Trump si paqebërës në kulmin e fushatës së tij për rizgjedhje.
Të ashtuqujtuarat “Marrëveshjet e Abrahamit” nuk trajtojnë konfliktin e gjatë izraelo-palestinez, por ato mund t’i hapin rrugën një afrimi më të gjerë arabo-izraelit pas dekadash armiqësie.
Në të njëjtën kohë kur Izraeli dhe dy shtetet arabe të gjirit nënshkruan marrëveshjet per normalizim në Shtëpinë e Bardhë, militantët palestinezë qëlluan me raketa nga Gaza në Izrael, duke plagosur dy persona. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësisë për sulmin e ndërmarrë nga territori i drejtuar nga islamikët e Hamasit.
Palestinezët, të cilët kërkojnë një shtet të pavarur në Bregun pushtuar Perëndimor dhe Gaza i shohin marrëveshjet e ndërmjetësuara nga SHBA mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit si tradhti ndaj kauzës së tyre.
Skeptikët, përfshirë shumë vëzhgues të Lindjes së Mesme, mes tyre analistë, ekspertë dhe ish-zyrtarë, kanë shprehur dyshime në lidhje me ndikimin e marrëveshjeve. Ata thonë se marrëveshjet injorojnë palestinezët, të cilët i kanë refuzuar ato, duke i cilësuar si një thikë pas shpinë nga vendet e tyre partnere arabe.
Ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i Presidentit Trump, tha se ai mbështet qëndrimet që më shumë vende të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin si përgjigje ndaj një pyetje të bërë se fundmi nga Zëri i Amerikës, por ai shtoi se beson se “Izraeli duhet të jetë i përgatitur të punojë drejt një zgjidhje të sinqertë, me dy shtete” me palestinezët./VOA/
Bota
Monedha vendase prek nivelin më të ulët, ‘shpërthejnë’ protestat në Iran
Protestat dhe grevat në Iran për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës janë përhapur nga kryeqyteti, Teherani, në disa qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.
Sipas mediave të huaja, protestat filluan të dielën pasi dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë kur riali iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.
Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë treguar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia u pa gjithashtu duke përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit.
Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dëgjojë “me durim, edhe nëse përballet me zëra të ashpër’.
Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në platformën ‘X’ vonë të hënën se kishte udhëzuar ministrin e brendshëm të zhvillonte bisedime me ata që ai i përshkroi si “përfaqësues” të protestuesve, në mënyrë që të merreshin masa “për të zgjidhur problemet dhe për të vepruar me përgjegjësi”.
Ai gjithashtu pranoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Abdolnasser Hemmati për ta zëvendësuar atë.
Bota
Rusia: Kemi vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi
Rusia ka publikuar një video duke deklaruar se raketat e saj Oreshnik, me kapacitet bërthamor, janë futur në shërbim aktiv në Bjellorusi, aleatin e saj fqinj, i cili gjithashtu ndan kufi me vendet e NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.
Putin ka pretenduar se këto armë janë të pamundura për t’u interceptuar, sepse shpejtësia e raketave supozohet të jetë më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit.
Ky veprim mund të lejojë që raketat bërthamore ruse të arrijnë objektivat në Europë më shpejt, nëse ruhen në një bazë në Bjellorusi. Raketat e mesme kanë një rreze prej rreth 5,500 km (3,415 milje), që do të thotë se mund të godasin kudo në Europë ose në bregun perëndimor të SHBA-së nga Rusia.
Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë të martën nuk specifikoi vendndodhjen e sistemeve të raketave në Bjellorusi, por tregonte transportimin e tyre nëpër pyje dhe kamuflimin me rrjeta.
“Divizioni i raketave Oreshnik ka filluar të kryejë detyrat e shërbimit luftarak në zonat e caktuara të vendit,” tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.
Bota
Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.
Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.
Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.
“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.
Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.
Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.
“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në
Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës.
-
UK1 day agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 day agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania3 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports1 day agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania1 day agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
-
Bota1 day agoMijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë
