SHBA: “Nord Stream 2” do të rrisë influencën ruse në Evropë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Energjisë, Rick Perry konfirmoi sot se gazsjellësi “Nord Stream 2”, që pritet të përfundojë së shpejti, do të rrisë influencën politike të Moskës mbi politikën e jashtme të BE-së.

“Ky gazjellës do të jetë një goditje e fuqishme kundër diversitetit dhe sigurisë energjetike të Europës”, deklaroi Perry, në një vizitë në Lituani për promovimin e marrëdhënieve të vendeve të Europës Lindore me SHBA-në në fushën e energjisë. Ai do të rrisë influencën e Rusisë mbi politikën e jashtme të Europës dhe brishtësinë e Europës kur bëhet fjalë për një ndërprerje të furnizimit”, theksoi zyrtari amerikan gjatë një forumi mbi energjinë.

Gazsjellësi “Nord Stream 2”, një investim prej dhjetëra miliardë eurosh do të mundësojë dyfishimin e livrimeve me gaz rus për Gjermaninë.

Ukraina, Polonia dhe vendet balltike i tremben faktit se kjo do të rrisë varësinë e BE-së ndaj Rusisë dhe se Moska mund ta përdorë këtë për të ushtruar presione politike./ATSH/ 

Share This Article