ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 7 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 7 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 7 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 11 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA: “Nord Stream 2” minon sigurinë transatlantike

albnews by albnews
4 February, 2021
in Bota, Technologji
0
SHBA: “Nord Stream 2” minon sigurinë transatlantike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se gazsjellësi “Nord Stream 2”, që do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani përmes detit Balltik, dëmton sigurinë transatlantike.

“Nord Stream 2” dhe linja e dytë e “Turk Stream” janë krijuar për të rritur fuqinë e Rusisë mbi aleatët dhe partnerët tanë dhe ato minojnë sigurinë transatlantike”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

RelatedPosts

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Price tha se SHBA do të vazhdojë të monitorojë ndërtimin e gazsjellësit, i cili besohet të jetë rreth 90% i kompletuar.

“Ne do të monitorojmë aktivitetin për të përfunduar ose çertifikuar gazsjellësin dhe nëse një aktivitet i tillë zhvillohet ne do të bëjmë një përcaktim mbi zbatueshmërinë e sanksioneve”, theksoi Price.

“Sanksionet do të ishin një nga shumë mjetet në dispozicion të SHBA-së”, shtoi ai.

SHBA argumenton se projekti do të dëmtojë sigurinë energjetike të EUropës duke e bërë Gjermaninë dhe aleatët e tjerë të SHBA-së tepër të varur nga furnizimet me energjinsë ruse.

Gazsjellësi gjithashtu do të anashkalojë Ukrainën, duke privuar fqinjin dhe konkurrencën gjeopolitike të Rusisë nga tarifat e tranzitit që merr për transportimin e gazit rus në pjesën tjetër të Europës.

SHBA ka sanksionuar kompanitë e përfshira në ndërtimin e projektit, por kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdon të mbështesë ndërtimin e gazsjellësit.

Përkrahësit e ndërtimit të gazsjellësit gjithashtu kanë akuzuar Uashingtonin se thjesht ishte i interesuar të shesë gazin e tij të lëngshëm natyror në Europë.

Komentet vijnë ndërkohë që janë shtuar thirrjet që Gjermania të braktisë projektin, pas trajtimit të Rusisë ndaj disidentit të burgosur Alexei Navalny dhe mbështetësve të tij.

Ambasadori rus në Berlin, Sergei Nechayev, tha se spekulimet rreth varësisë europiane nga gazi rus janë të pabazuara, në një deklaratë për gazetën “Berliner Zeitung”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result