SHBA nuk do t’i njohë referendumet ruse në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan se nuk do të njohin asnjë lloj referendumi që do të mbahet në Ukrainë nga prorusët.

Përmes sekretarit të Shtetit, Blinken, Uashingtoni bën të ditur qëndrimin se ‘Cdo referendum fars në Ukrainë do të jetë i paligjshëm dhe shkel sovranitetin e këtij vendi”.

Blinken shton dhe më tej duke shkruar në rrjetet sociale se nëse Rusia do të vijojë me planet për referendumet farsë SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të njohin kurrë pretekstin e Moskës në asnjë aneksimet e mundshme të pjesëve të territorit ukrainas.

Share This Article