• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
SHBA nuk është e befasuar nga ecuria e ofensivës së Ukrainës kundër forcave ruse

SHBA nuk është e befasuar nga ecuria e ofensivës së Ukrainës kundër forcave ruse

by albnews
1 July, 2023
in Bota
0
0
VIEWS

Dështimi i forcave ukrainase për të bërë përparime të shpejta në ofensivën kundër trupave ruse nuk po shkakton panik në mesin e zyrtarëve të lartë ushtarakë amerikanë.

Zyrtarët ukrainas kanë shprehur zhgënjimin e tyre ditët e fundit, duke i bërë thirrje Uashingtonit dhe Perëndimit që t’i ofrojnë armatim më të avancuar për të ndihmuar në shkatërrimin e pozicioneve mbrojtëse ruse dhe për të rimarrë më shumë territor.

Por zyrtarët amerikanë mbeten të bindur se kundërofensiva e Ukrainës do të sjellë rezultate, edhe nëse do të duhen gjashtë deri në tetë javë përpara se forcat ukrainase të bëjnë përparime më thelbësore.

“Lufta në letër dhe lufta e vërtetë në terren janë dy gjëra të ndryshme”, tha komandanti i shtatmadhorisë amerikan, Gjenerali Mark Milley, gjatë një diskutimi në Uashington të premten.

“Fakti që po ecën më ngadalë nga sa parashikuan njerëzit nuk më befason aspak”, tha gjeneral Milley në Klubin Kombëtar të Shtypit, duke vënë në dukje se forcat ukrainase po “përparonin në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar”.

“Do të jetë shumë e vështirë, shumë e gjatë, shumë e përgjakshme dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë”, tha ai.

Më herët të premten, gjenerali më i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha për gazetën The Washington Post forcat e tij kishin nevojë të madhe për municion dhe armatime të tjera të avancuara.

“Kjo më zemëron shumë”, tha Valery Zaluzhny, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. “Kjo nuk është një shfaqje. Nuk është një shfaqje të cilën e gjithë bota po e shikon dhe vë baste. Çdo ditë, çdo metër jepet me gjak.”

“Pa një furnizim të duhur me armë dhe municione, këto plane nuk janë aspak të realizueshme”, shtoi ai, duke kritikuar Perëndimin për shtyrjen e planeve të luftës që mbështeten në epërsinë ajrore, të cilën as Ukraina dhe as Rusia nuk kanë qenë në gjendje ta sigurojnë.

Kërkesat për më shumë armë

Komandanti Zaluzhny dhe zyrtarë të tjerë ukrainas u kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë që të ofrojnë jo vetëm tanke dhe automjete të blinduara, por edhe bomba thërrmuese, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë modern F-16.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë hezituar t’i japin Kievit sisteme të tilla, megjithëse Uashingtoni ka thënë se do t’i lejojë aleatët e tij t’i ofrojnë Ukrainës avionët e prodhuar në Shtetet e Bashkuara dhe po trajnojnë pilotët ukrainas për t’i drejtuar avionët F-16. Uashingtoni thotë se është përqëndruar në furnizimin e Ukrainës me sisteme dhe armë që forcat e tyre mund t’i dislokojnë menjëherë në vijat e frontit.

Gjeneral Milley tha se kërkesat e Kievit nuk po injoroheshin.

“Sistemet raketore “ATACMS”, avionët F-16 dhe çdo gjë tjetër është në një proces rishikimi të vazhdueshëm”, tha ai. “Këto gjëra janë duke u shqyrtuar. Nuk është marrë asnjë vendim për këtë.”

Gjeneral Milley tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë e furnizimit të Ukrainës me municione thërrmuese, pavarësisht shqetësimeve të disa aleatëve për dëmin që këto bomba shkaktojnë.

Përdorimi i bombave ose predhave, të cilat hapen në ajër dhe hedhin bomba ose predha më të vogla mbi një zonë shumë më të gjërë, kundërshtohet nga një numër organizatash humanitare, të cilat thonë se ato kanë një shkallë të lartë dështimi dhe shpesh shkaktojnë viktima në mesin e civilëve.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka thënë se forcat e Kievit kanë çliruar me sukses nëntë vendbanime në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhias, megjithëse sulmi kryesor ende nuk ka filluar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar udhëheqjes së tij të lartë ushtarake të forcojë sektorin ushtarak verior të Ukrainës pas mbërritjes në Bjellorusi të udhëheqësit mercenar rus Yevgeny Prigozhin.

Presidenti Zelensky nuk e përmendi emrin e shefit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin në postimin e shkurtër në Telegram.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të “vazhdojnë të monitorojnë aktivitetet e grupit Wagner kudo në botë dhe ne do të vazhdojmë t’i mbajmë ata përgjegjës për veprimet e tyre të dhunshme, skandaloze, vdekjeprurëse dhe të paligjshme. Ata janë ende të aftë për të kryer veprime të tilla.”

Pas zmbrapsjes së forcave ruse nga rajonet veriore vitin e kaluar, Ukraina ndërmori hapa për të forcuar mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë, një aleat i ngushtë i Rusisë.

Yevgeny Prigozhin mbërriti në Bjellorusi të martën, në bazë të një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Presidenti Alexander Lukashenko, që i dha fund rebelimit të mercenarëve të tij në Rusi të shtunën.

Previous Post

Dhjetëra të vdekur në Kenia e Indi nga aksidentet

Next Post

Apple vlen 3 trilionë Dollarë

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
Next Post
Apple vlen 3 trilionë Dollarë

Apple vlen 3 trilionë Dollarë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM