SHBA, numër rekord rastesh me Covid-19 në 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 479 810, prej të cilëve 3 394 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 102 344, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 27 804 262.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 17,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka arritur në mbi 327,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,42 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 45 301 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,85 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,60 milionë.

Share This Article