SHBA paguan shumën më të madhe deri më tani për hulumtimin e vaksinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria federale e SHBA do të paguajë 1.6 miliardë dollarë (1.3 miliardë pound) për kompaninë Novavax për të prodhuar 100 milion doza për koronavirusin.

Pagesa është më e madhja e bërë deri më tani nga “Operation Warp Speed” i SHBA. – një partneritet midis qeverisë federale dhe sektorit privat për të gjetur një vaksinë për koronavirusin – dhe e katërta e bërë për një prodhues medikamentesh.

Sipas New York Times, Novavax, me qendër në Maryland, nuk ka sjellë kurrë më parë një produkt në treg.

“Shtimi i kandidatit të Novavax në portofolin e larmishëm të vaksinave të Operation Warp Speed rrit shanset që do të kemi një vaksinë të sigurt, efektive, dhe më shpejt – deri në fund të këtij viti,” tha të martën në një deklaratë, Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA, Alex Azar.

Drejtori i Përgjithshëm i Novavax, Stanley Erck i tha të hënën CNN se marrëveshja me qeverinë amerikane “flet për besimin që ata kanë në platformën tonë për të zhvilluar një vaksinë”. Ai shtoi se kompania synon të dërgojë 100 milion doza të vaksinimit deri në shkurt 2021./BBC

Share This Article