ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt 10 hours ago
BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen 10 hours ago
Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj 10 hours ago
‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin 10 hours ago
Publikohen poezitë e Seamus Heaney të pabotuara më parë 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë!

albnews by albnews
7 September, 2024
in Bota
0
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj pesë oficerëve të zbulimit rus dhe një shtetasi civil rus në lidhje me një sulm të madh kibernetik, i cilësuar nga prokurorët amerikanë si goditja e parë e Kremlinit në luftën kundër Ukrainës. Të enjten, Departamenti i Drejtësisë akuzoi rusët për kryerjen e e sulmit dashakeqës “ËhisperGate” në janar të 2022 që synonte të dobësonte infrastrukturën civile të Ukrainës përpara sulmit rus një muaj më pas.

“Sulmi Whisper Gate pati si objektiv infrastrukturën civile dhe sistemet kompjuterike ukrainase krejtësisht të palidhura me ushtrinë ose mbrojtjen kombëtare, që përfshijnë agjencitë qeveritare përgjegjëse për shërbimet e urgjencës në Ukrainë, sigurinë ushqimore dhe arsimin, duke synuar dëmtimin e moralit të ukrainasve”, tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Mattheë Olsen.

RelatedPosts

Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

‘Do të jetë shumë keq’: Frika për shpërthimin e flluskës së inteligjencës artificiale rritet në Silicon Valley

Si e detyruan hakerët gjigantin e prodhimit të birrës Asahi të kthehej te stilolapsi dhe letra

Sulmi “mund të konsiderohet si goditja e parë luftës”, tha agjenti i posaçëm i FBI-së, Bill DelBagno, duke folur së bashku me zotin Olsen gjatë një konference për shtypin në Baltimor të Merilendit. Akuza e bërë publike të enjten është rezultat i një operacioni të FBI-së të koduar “Ushtarët lodër”, bazohet në akuzat e ngritura fillimisht në qershor kundër 22-vjeçarit rus Amin Stigal, një civil i akuzuar se ka kryer sulm kibernetik për të ndihmuar inteligjencën ruse përpara agresionit ndaj Ukrainës.

Si pjesë e sulmit, Amin Stigal dhe agjentët e Njësisë 21955 të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ruse, ose GRU, përdorën infrastrukturën kibernetike të disa kompanive me bazë në SHBA për kryer ato që fillimisht dukej të ishin sulme “ransomëare”, sulme në të cilat hakerat kërkojnë para në këmbim të informacioneve të vjedhura, por që synonin në fakt të fshinin të gjitha të dhënat kritike.

Sipas aktakuzës, me Amin Stigalin kanë bashkëpunuar agjentët rusë të njësisë GRU: Vladislav Borovkov, Denis Denisenko, Yuriy Denisov, Dmitriy Goloshubov dhe Nikolay Korchagin. Zyrtarët e FBI-së thanë se njësia GRU ka operuar gjithashtu me emrat Cadet Blizzard, Ember Bear dhe Dev-0586, duke kryer sulme kibernetike në infrastrukturën kritike në të gjithë Evropën, Amerikën Qendrore dhe Azi. Përveç akuzave të reja, zyrtarët amerikanë thanë se po ofrojnë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi secilin nga rusët e akuzuar.

Zyrtarët thanë se po bashkëpunojnë me Interpolin për të dërguar të dhëna që mund të ndihmojnë në arrestimin e gjashtë rusëve. “I kemi futur në rreth. Ne e dimë se kush janë ata. Ka një shpërblim mbi ta dhe ne do t’i ndjekim pa pushim”, tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Mattheë Olsen. “Mesazhi është i qartë”, tha ai,”për njësinë GRU, e dime kush jeni e do u gjejmë”.

Ambasada ruse në Uashington nuk i është përgjigjur një kërkese të Zërit të Amerikës për koment. Një zyrtar kryesor ukrainas vlerësoi aktpadinë e SHBA-ve dhe punën shumëkombëshe që ndihmoi në ngritjen e akuzave. VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

11 October, 2025
BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen

BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen

11 October, 2025
Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

11 October, 2025
‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin

‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin

11 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result