Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka rikonfirmuar angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur forcat e armatosura të Filipineve nga sulmi në Detin e Kinës Jugore, nën një traktat të mbrojtjes reciproke 70-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Blinken i bëri komentet të dielën, në një deklaratë duke shënuar përvjetorin e pestë të një vendimi nga një gjykatë e pavarur arbitrazhi që refuzon pretendimet territoriale të Kinës mbi rrugën ujore, në anën e Filipineve.
Tensionet në Detin e Kinës Jugore, e cila polemizohet gjithashtu nga Brunei, Malajzia, Tajvani dhe Vietnami janë rritur këtë vit, me Manilën që akuzon Pekinin se po përpiqet të frikësojë anijet e saj të rojës bregdetare, si dhe duke dërguar të ashtuquajturën “milicia detare” për të “shpërndarë” anijet e peshkimit të Filipineve.
Diplomati i lartë amerikan tha se SHBA mund të thirren në paktin e mbrojtjes reciproke SHBA-Filipine në rast të ndonjë veprimi ushtarak kinez kundër pasurive të Filipineve në rajon.
Blinken gjithashtu i bëri thirrje qeverisë kineze të “respektojë detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar (dhe) të pushojë sjelljen e saj provokuese” në Detin e Kinës Jugore.
Duke nënvizuar qëndrimin e SHBA-së, shkatërruesi me raketa “USS Benfold” kreu një operacion të lundrimit (FONOP) pranë Ishujve Paracel në pjesën veriperëndimore të Detit të Kinës Jugore të hënën, tha Flota e 7-të e Marinës Amerikane në një deklaratë.
Këta ishuj, të referuar si zinxhiri Xisha në Kinë, pretendohen gjithashtu nga Vietnami dhe Tajvani, por Kina i ka kontrolluar ato që nga vitet 1970.