SHBA, partner i palëkundur’, Biden zotohet para qytetarëve të Kosovës: Vazhdojmë së bashku…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një kohë kur politika rajonale e Ballkanit është çoroditur dhe nënpresion, Presidenti i SHBA, Joe Biden ka konfirmuar partneritetin e palëkundur ndaj Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, Biden u është adresuar qytetarëve të Kosovës, ku ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani e cila të dielën do të ndajë ‘Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit’ për djalin e ndjerë të presidentit Biden, Beau Biden.

“Duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë,  dua të duartrokas progresin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë këto 20 vjetët e fundit. Kam qenë atje disa herë, dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur që Beau ka besuar për njerëzit e Kosovës. Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj, më shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Ju zotohem se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë punë, kështu që së bashku ne mund të dëshmojmë se, demokracitë janë në gjendje të ofrojnë për nevojat e njerëzve të tyre”, ka thënë ndër të tjera presidenti Biden në video-mesazhin e tij për Kosovën.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar se të dielën do të ndajë ‘Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit’ për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

https://www.facebook.com/albuktvOfficial/videos/4625244070845903
Share This Article