SHBA pas dënimit të Salih Mustafës: Nuk është gjykim ndaj UÇK-së, apo Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se “vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit.”

Ai ka shtuar se e mirëpresin vendimin në rastin kundër Mustafës. Në deklaratën e Price është shtuar se, ky aktgjykimi është një hap i fortë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat.

“Ne gjithashtu përgëzojmë guximin e viktimave dhe dëshmitarëve individualë që dolën përpara dhe dënojnë kërcënimet dhe frikësimet me të cilat janë përballur. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundur”, është bërë e ditur në deklaratën e DASH-it.

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg. Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.

Share This Article