SHBA, pas të ftohtit ekstrem, tornadot godasin vendin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksasi nën dëborë, temperatura polare dhe miliona amerikanë pa energji, pas një vale të ftohti, që ka shkaktuar tashmë të paktën 20 të vdekur, sipas medias amerikane, u shoqëruan dje me tornado që shkaktuan të paktën tre të vdekur.

Vala e të ftohtit ka shkaktuar gjithashtu gjashtë të vdekur në veri të Meksikës, tre prej të cilëve nga hipotermia, sipas autoriteteve lokale.

Mësuar me temperatura të larta, qytetarët e Teksasit vazhdojnë të jenë edhe sot në temperatura që kanë arritur deri në -12 gradë Celsius në kryeqytetin e tyre, Austin, në mëngjes.

Kjo është një rënie nga mesatarja më e ulët për muajin shkurt në këtë qytet (7.2 gradë) dhe madje krahasuar me temperaturën e regjistruar në të njëjtën kohë në Anchorage, Alaska (-7 gradë).

Për të shmangur mbinxehjen e të gjithë sistemit për shkak të një kulmi në kërkesë, kompanitë e energjisë elektrike kanë kryer ndërprerje të pjesshme që nga kjo fundjavë në këtë shtet të madh në Jug të SHBA-së.

Më shumë se 3,5 milion shtëpi dhe biznese ishin pa energji natën e së martës, sipas faqes Poweroutage.us.

“Është bukur të shohësh gjithë këtë bardhësi, por edhe shumë të rrezikshme sepse njerëzit këtu nuk dinë të ngasin makinën në dëborë”, theksoi një banor i Hjustonit, Michael, i cili nuk donte të jepte emrin e tij të familjes.

Presidenti Joe Biden nënshkroi të dielën një deklaratë urgjence për Teksasin, duke dhënë një ndihmë federale për të shtuar përpjekjet lokale të ndihmës.

Në Misisipi, banorët u zgjuan për të zbuluar peisazhet e këtij shteti tjetër jugor të mbuluar me dëborë dhe akull.

Share This Article