SHBA/ Pentagoni: Po punojmë për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë F-16​

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pentagoni pret që këtë vit Ukraina të marrë avionët e parë luftarakë F-16, infrastrukturën përkatëse dhe pjesët e këmbimi për ta, deklaroi kreu i Çështjeve të Sigurisë Ndërkombëtare në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, Celeste Wallander.

“Ne po punojmë si koalicion për t’i siguruar Ukrainës një aftësi fillestare operacionale me programin e saj të F-16-ave në vitin 2024. Programi përfshin trajnimin e pilotëve edhe teknikëve, përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me pjesë këmbimi dhe municione”, tha Wallander, raportojnë mediat e huaja.

Share This Article