SHBA përgëzon Kosovën për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përgëzuar institucionet e Republikës së Kosovës, për riatdhesimin e 110 kosovarëve të cilët kanë jetuar në Siri, 4 prej të cilëve kanë luftuar krah ISIS-t.

Sipas tyre me këtë veprim Kosova po vendos një standard të ri për Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in, shkruan Gazeta Express.

Reagimi i plotë:

SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njejtës rrugë. I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.

SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera.

Share This Article