SHBA porosi Turqisë: Po minoni NATO-n me raketat ruse “S-400”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Jake Sullivan bisedoi sot me zëdhënësin e Presidentit turk Ibrahim Kalin duke i shprehur kundërshtimin e fortë të Uashingtonit për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore ruse.

Ai tha se administrata e re e SHBA synon ta bëjë NATO-n një shtyllë kryesore të politikës së saj për të forcuar sigurinë transatlantike. Në këtë plan, ai ngriti çështjen e blerjes së sistemit rus S-400 nga Ankaraja, duke thënë se kjo minon koherencën dhe efektivitetin e aleancës së NATO-s.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, “Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan foli sot në telefon me Ibrahim Kalin, zëdhënës i Presidentit të Turqisë.

Sullivan nënvizoi dëshirën e administratës Biden për të ndërtuar lidhje konstruktive SHBA-Turqi për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të menaxhuar mosmarrëveshjet në mënyrë efektive.

Ai shprehu synimin e qeverisë për të forcuar sigurinë transatlantike përmes NATO-s, duke shprehur shqetësimin se blerja nga Turqia e sistemit raketor rus S-400 minon kohezionin dhe efektivitetin e aleancës. Sullivan mirëpriti rifillimin e bisedimeve mes Turqisë dhe Greqisë.

Ata ranë dakord të punojnë së bashku për sfidat globale, të tilla si pandemia COVID-19 dhe ndryshimi i klimës dhe të konsultohen nga afër për çështjet rajonale me interes të përbashkët” mbyllet deklarata nga SHBA.

Share This Article