ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën 18 seconds ago
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video) 8 minutes ago
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti 15 minutes ago
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer? 18 minutes ago
Farage ndryshon premtimin “dyjavor” për emigrantët që vijnë me anije të vogla (video) 26 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA/ Prokurori i posaçëm: Nuk do të ketë akuza penale ndaj Presidentit Biden për dokumentet e klasifikuara

albnews by albnews
9 February, 2024
in Bota
0
SHBA/ Prokurori i posaçëm: Nuk do të ketë akuza penale ndaj Presidentit Biden për dokumentet e klasifikuara
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Joe Biden mori me vete dokumente të klasifikuara për luftën e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, kur u largua nga detyra e nënpresidentit në vitin 2017, por ai nuk do të përballet me akuza penale, thuhet në raportin e prokurorit të posaçëm të qarkulluar të enjten.

Ndër dokumentet ishte një memorandum i shkruar me dorë nga ish-presidenti Barack Obama në vitin 2009 kundër shtimit të planifikuar të forcave në Afganistan dhe shënime të tjera me shkrim dore nga seancat e informimit me të dhënat e zbulimit dhe takime të tjera të sigurisë kombëtare, thuhet në raportin e prokurorit të posaçëm Robert Hur.

RelatedPosts

Kur frika u përhap si një virus: Misteri i “Grande Peur” në Revolucionin Francez

Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë

Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës

Raporti i prokurorit thotë se zoti Biden i pati thënë një shkrimtari që po punonte me një libër kujtimesh të tij gjatë një bisede në shkurt 2017 në shtëpinë që kishte marrë me qira në Virxhinia, se “sapo i kishte gjetur gjithë gjërat e klasifikuara në katin poshtë”, thuhet në raport. Në raportin e prokurorit Hur thuhet se kjo bisedë ofron argumentat më të mira të mundshme për ngritje akuzash ndaj zotit Biden.

Me një fjalim të paparalajmëruar nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së enjtes, presidenti Biden mohoi aludimet në raportin e prokurorit të posaçëm Hurst se ai e pati ndarë informacionin e klasifikuar me të tjerë. “Nuk e ndava informacionin e klasifikuar. Nuk e ndava as me shkrimtarin (e kujtimeve) të mia”, tha ai.

Presidenti Biden reagoi me zemërim ndaj pikëpyetjes së ngritur nga prokurori i posaçëm për memorien e tij dhe nëse i kujtohej se kur kishte vdekur nga kanceri djali i tij i madh Beau. “Si guxon ta ngrejë një gjë të tillë?”, tha presidenti Biden.

“Kujtesa ime është në rregull”, tha ai duke shtuar se mendon se vazhdon të jetë personi më i kualifikuar për të shërbyer si president.

Sidoqoftë, prokurori Hur identifikoi në raportin e tij disa arsye përse nuk ngriti akuza ndaj zotit Biden, përfshirë faktin se vërtet dokumentat mund të jenë marrë gjatë periudhës kur ai ishte nënpresident, por se ai e kishte autoritetin për të mbajtur dokumente të tilla.

Prokurori Hur thotë se ndaj zotit Biden nuk do të ngriheshin akuza edhe nëse nuk do të ekzistonte politika e hershme e Departamentit të Drejtësisë për të mos ngritur akuza ndaj një presidenti në detyrë.

Anëtarët e ekipit ligjor të presidentit Biden i gjetën dokumentet e klasifikuara në zyrën e zotit Biden në një organizatë studimore në Uashington dhe në rezidencën e tij private në Uillmington, Dellauer.

Rivali i tij kryesor në zgjedhjet e nëntorit, ish presidenti Donald Trump, përballet me 40 akuza federale për marrjen dhe mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve tepër sekrete të sigurisë kombëtare në pronën e tij në Florida, pas lënies së detyrës në vitin 2021, si dhe për pengimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t’i rimarrë këto dokumenta.

Megjithëse dy rastet kanë ngjashmëri, ato kanë edhe dallime të rëndësishme.

Shtëpia e Bardhë tha se avokatët e zotit Biden gjetën një numër të vogël dokumentash të klasifikuara dhe i dorëzuan ato më pas. Trump rezistoi t’i dorëzonte dokumentat derisa një bastisje e FBI-së në vitin 2022 gjeti rreth 100 dokumenta të klasifikuara, duke ngritur kështu edhe akuzat për pengimin e drejtësisë ndaj zotit Trump dhe dy punonjësve në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.

Prokurori i posaçëm Hur, i cili shërbente në poste të larta në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës së ish presidentit Trump, u emërua në këtë detyrë në janar 2023 për të drejtuar hetimet.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, i emëruar nga presidenti Biden, caktoi zotin Hur në krye të hetimeve, për t’i dhënë procesit një nivel pavarësie nga drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë.

Hetuesit e prokurorit Hur intervistuan presidentin Biden në tetor, në kuadrin e procesit hetimor. Shtëpia e Bardhë është shprehur se presidenti Biden dhe ekipi i tij kanë bashkëpunuar me hetimin.

Sipas një politike të hershme të Departamentit të Drejtësisë, ndaj presidentit Biden nuk mund të ngrihen akuza penale gjatë kohës që është në detyrë.

Gjetjet e raportit mund t’i shkaktojnë vështirësi politike zotit Biden, i cili është përpjekur të theksojë kontrastin me zotin Trump për çështje të etikës personale dhe të sigurisë kombëtare.

Raporti i zotit Hur dhe vendimi i tij për të mos ngritur akuza penale pritet të shkaktojë akuza për standarte të dyfishta nga zoti Trump dhe aleatët e tij republikanë.

Ish presidenti Trump u vetëdeklarua i pafajshëm dhe ka akuzuar prokurorët për motive politike. Gjyqi është caktuar për në muajin maj, por gjasat janë që të shtyhet./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

6 September, 2025
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

6 September, 2025
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

6 September, 2025
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer?

Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer?

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result