SHBA, raportohen disa raste te inflamacionit të zemrës te fëmijët e vaksinuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA thanë të enjten se ka marrë raporte për tetë rasteve të miokarditisit, një lloj i inflamacionit të zemrës, te fëmijët e moshave 5 deri 11-vjeçare, që e kanë marrë vaksinën e kompanisë “Pfizer”.

Ky institucion më parë ka thënë se shkalla e raportimeve për miokarditisit për djemtë e moshave 16 e 17-vjeçare mund të jetë më shumë se 69 raste për një milion vaksina të dhëna dhe rreth 40 raste për një milion doza të dhëna te djemtë e moshave 12 deri 15-vjeçare.

Qendrat për Kontrollimin dhe Parandamilin e Sëmundjeve nuk thanë nëse besojnë që ekziston lidhje mes rasteve të miokarditisit dhe vaksinës dhe as nuk e zbuluan shkallën e miokarditisit në grupmoshën pa vaksinim, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Agjencia tha se janë dhënë më shumë se shtatë milionë doza për fëmijët e moshave 5 deri 11-vjeçare në kohën e analizimit të të dhënave, me 5.1 milionë doza të para e 2 milionë doza të dyta. Raportohet se rastet me miokarditisit kishin simptoma të lehta.

Rastet u raportuan në Sistemin për Raportimin e Ngjarjeve të Pafavorshme të Vaksinimit dhe u paraqitën nga CDC-a te një panel i këshilltarëve ekspertë të saj.

Share This Article