SHBA raporton rreth 2.500 raste me variantet e reja të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar të paktën 2,463 raste të varianteve të koronavirusit që janë parë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil, sipas Qendrave të SHBA’së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton CNN.

CDC paralajmëroi se këto shifra nuk përfaqësojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të tilla që qarkullojnë në të gjithë vendin, vetëm ato që janë zbuluar duke analizuar mostrat pozitive.

Varianti i Mbretërisë së Bashkuar:

Shumica dërrmuese e këtyre rasteve, 2,400, janë varianti më ngjitës i njohur si B.1.1.7, i cili u zbulua fillimisht në MB.

Ky variant është gjetur në 44 shtete, Porto Riko dhe Uashington, DC. Rreth një e katërta janë në Florida.

Varianti i Afrikës së Jugut:

Ka 53 raste të variantit B.1.351, parë për herë të parë në Afrikën e Jugut, raportuar në 15 shtete dhe Uashington, DC.

Varianti i Brazilit:

Së fundmi, 10 raste të variantit P.1 të lidhur së pari me Brazilin janë zbuluar në pesë shtete të SHBA.

Share This Article