SHBA reagon për zgjedhjet në Shqipëri: Vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës, do vazhdojmë partneritetin tonë me Ramën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, që nxorën fituese sërish Partinë Socialiste, të drejtuar nga Edi Rama. Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkruan në “Twitter” se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri.

“SHBA uron popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e fundit. Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan ai.

Share This Article