Autoriteti Federal i Aviacionit në SHBA deklaroi se nuk do të pezullojë avionin “Boeing 737 Max”, pavarësisht presionit në rritje nga senatorët dhe sindikatat e punëtorëve.
Ky autoritet tha se një rivlerësim tregoi se nuk ka probleme sistematike të performancës dhe nuk ka bazë për pezullimin e avionit.
Kosova, Mbretëria e Bashkuar, Kina, Bashkimi Europian, Australia, Hong Kongu, Vietnami, Zelanda e Re dhe disa vende të tjera ndaluan fluturimet me këtë lloj avioni në hapësirat e tyre ajrore.
Kjo pas rrëzimit të një avioni të njëjtë të “Ethiopia Airlines” ku mbetën të vdekur 157 personat që ishin në bord.