SHBA, rekod i zi me Covid-19, 45242 rasteve të reja për 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave të agjencisë “Reuters”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 45,242 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara.

Kjo është shifra më e lartë ditore e rasteve që është shënuar në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i përhapjes së pandemisë.

Kështu, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 2.48 milionë, shkruan “The Guardian”.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 125,045.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më së shumti të vdekur dhe të infektuar me Covid-19 në mbarë botën.

Pavarësisht gjendjes shqetësuese, presidenti Donald Trump vazhdimisht është përpjekur ta nënvlerësojë efektin e pandemisë dhe ka bërë thirrje që të rihapet ekonomia.

Share This Article