SHBA, rekord i zi nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan më shumë se 4 000 vdekje prej koronavirusit në 24 orët e fundit, për herë të parë, ndërsa sistemet shëndetësore përpiqen të përballen me numrin e pacientëve të sëmurë.

Vendi ka parë një total prej 365 000 vdekjesh të lidhura me koronavirusin deri më tani, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, nga një popullsi prej 330 milionë banorësh.

Më shumë se 266 000 raste të reja u raportuan ditën e djeshme duke e çuar totalin në mbi 21,6 milionë raste.

Numri i rasteve është veçanërisht i lartë në shtetin e Kalifornisë dhe qarkun e Los Anxhelosit, ku më shumë se 1 në 5 persona rezulton pozitiv. 

Share This Article