SHBA, rezervat e naftës së papërpunuar ranë më shumë sesa pritjet e tregut

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stoqet e naftës së papërpunuar komerciale ranë me 7.2 milionë fuçi, më shumë sesa parashikimet e tregut prej 0.7 milion fuçi

Stoqet e naftës së papërpunuar komerciale në SHBA u ulën më shumë sesa pritjet e tregut javën e kaluar, tregojnë të dhënat nga Administrata e Informacionit të Energjisë së vendit (EIA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoqet e naftës së papërpunuar komerciale në SHBA ranë me 7.2 milionë fuçi ose 1.3 për qind në 533.5 milionë fuçi për javën që përfundon më 26 qershor. Pritshmëria e tregut ishte një rënie prej 0.7 milion fuçi kurse stoqet u rritën me 1.4 milionë fuçi gjatë javës së kaluar.

Rezervat strategjike të naftës të cilat nuk përfshihen në rezervat e naftës së papërpunuar komerciale u rritën me 1.7 milionë fuçi ose 0.3 për qind në 655.4 milionë fuçi për javën që përfundon më 26 qershor.

Stoqet e benzinës u rritën me 1.2 milionë fuçi ose 0.5 për qind në 256.5 milionë fuçi gjatë kësaj periudhe. Pritshmëria e tregut ishte një rënie prej 1.6 milionë fuçi. Javën e kaluar u shënua rënie e stoqeve të benzinës me afro 1.7 milionë fuçi.

Importet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë me 571 mijë fuçi në ditë në 5.97 milionë fuçi në ditë për javën që përfundoi më 26 qershor ndërsa eksportet e naftës së papërpunuar u ulën me 65 mijë fuçi në ditë në 3.09 milionë fuçi në ditë.

Të dhënat tregojnë se prodhimi i naftës së papërpunuar amerikane mbeti i pandryshuar në 11 milionë fuçi në ditë për javën që përfundoi më 26 qershor. Prodhimi i naftës së papërpunuar arriti në 13.1 milionë fuçi në ditë për javën që përfundoi më 28 shkurt.

Prodhimi i naftës së papërpunuar pritet të jetë mesatarisht 11.6 milionë fuçi në ditë në vitin 2020, tregon raporti afatshkurtër i energjisë së EIA-së për qershor.

SHBA-të tejkaluan Arabinë Saudite ndërsa më pas edhe Rusinë në nëntor 2018 duke u bërë prodhuesi më i madh i naftës bruto në botë.

Share This Article