Një avion me 21 persona në bord është rrëzuar në Teksas, Shtetet e Bashkuara. Avioni u rrëzua në lagjen Waller të Teksasit, duke u përfshirë nga flakët.
Sipas FOX 26, të gjithë pasagjerët arritën të shpëtojnë, ndërsa vetëm njeri prej tyre është plagosur.
Deri më tani, shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten të panjohura. Mediat amerikane e kanë quajtur një “mrekulli” pasi askush nuk mbeti i vrarë në aksident.

