SHBA rrëzon mbi Detin e Kuq dronin e kontrolluar nga grupi Houthi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) deklaroi se ka rrëzuar mbi Detin e Kuq, një dron të kontrolluar nga grupi rebel Houthi i Jemenit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, komanda tha se droni u rrëzua “për vetëmbrojtje” nga luftanija e saj USS Laboon në afërsi të disa anijeve tregtare.

“Droni pa pilot ishte ishte nisur nga zonat e kontrolluara nga grupi Houthi i Jemenit, të mbështetur nga Irani”, thuhej në njoftim.

Më tutje, u deklarua se nuk kishte viktima apo dëme të raportuara nga incidenti.

Militantët e grupit Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, kanë ndërprerë tregtinë botërore për javë të tëra duke kryer sulme ndaj anijeve që kalojnë përmes ngushticës Bab al-Mandab, në skajin jugor të Detit të Kuq, sulme që ata thonë se po i bëjnë në shenjë hakmarrje ndaj luftës së Izraelit në Gazë.

Share This Article