SHBA rrit sigurinë para zgjedhjeve presidenciale të 2020-tës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja do të mbrohet nga çdo ndërhyrje e Rusisë, Kinës dhe Iranit në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020, njoftuan për shtypin shtatë agjencitë qeveritare përfshirë FBI dhe NSA, në një komunikatë të publikuar sot.

“Do të ketë një nivel koordinimi të pazakontë mes 50 shteteve dhe territoreve amerikane për të garantuar  sigurinë e zgjedhjeve”, theksoi komunikata.

“Kundërshtarët tanë duan të minojnë institucionet tona demokratike, të ndikojnë në opinionin publik dhe të ndikojnë në politikat qeveritare’’, thuhet në komunikatë.

“Rusia, Kina, Irani dhe lojtarët e tjerë keqdashës të huaj do të përpiqen të ndërhyjnë në procesin e votimit ose të ndikojnë në perceptimin e votuesve’’, vijon komunikata.

“Fushatat e mediave sociale, fushatat e dezinformimit dhe sulmet në internet ndaj infrastrukturës shtetërore dhe lokale janë të gjitha mënyrat e mundshme që mund të përdoren për të ndërhyrë”, thuhet në komunikatë.

Deklarata u bë nga FBI, NSA, Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe Agjensia e Sigurisë Kibernetike dhe Siguria e Infrastrukturës (CISA)./ATSH/

Share This Article