SHBA sanksionon disa zyrtarë të Republikës Srpska në Bosnjë-Hercegovinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti Amerikan i Thesarit ka bërë të ditur se ka sanksionuar një zyrtar të nivelit lartë të Bosnjë e Hercegovinës dhe tre zyrtarë qeveritarë nga Republika Srpska.

Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan i Thesarit, këta udhëheqës janë drejtpërdrejt përgjegjës për inkurajimin e miratimit të një ligji të Asamblesë Kombëtare të Republika Srpska, që synon t’i shpallë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Herecegovinës të pazbatueshme në Republikën Srpska, duke penguar dhe kërcënuar kështu zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Ky veprim kërcënon stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës dhe paqen e fituar me vështirësi të mbështetur nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit. Kjo sjellje kërcënon më tej trajektoren e ardhshme të vendit dhe integrimin e suksesshëm në institucionet euroatlantike”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. 

Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Bosnjë-Hercegovinës në përpjekjet e tyre për të ruajtur sundimin e ligjit dhe për të siguruar që paqja dhe prosperiteti të mbizotërojë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Share This Article