SHBA sanksionon Turqinë për blerjen e raketave ruse S-400

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj presidencës turke të Industrive të Mbrojtjes (SSB) në lidhje me blerjen nga Ankaraja të sistemit rus S-400 të mbrojtjes ajrore, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit.

“Duke bërë marrëveshje me Rusinë për S-400-at, Turqia rrezikon sigurinë e teknologjisë ushtarake amerikane dhe siguron fonde për sektorin e mbrojtjes ruse”, argumentoi Uashingtoni.

Ankaraja i bleu armët vitin e kaluar, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura për sanksione nga SHBA-ja.

Turqia, një anëtare e NATO-s, u pezullua nga programi i avionëve luftarakë F-35 dhe nuk ka qenë në gjendje të blejë avionët e përparuar nga SHBA-ja.

Sipas Departamentit të Shtetit, sanksionet përfshijnë një ndalim të të gjitha licencave të eksportit të SHBA-së dhe një ngrirje të pasurive dhe kufizime të vizave për kreun e agjencisë turke, Ismail Demir.

Share This Article