SHBA-së po i ikën mundësia e frenimit të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar ka paralajmëruar se SHBA-së “po i mbyllet mundësia” për të ndërmarrë veprime për frenimin efektiv të koronavirusit, teksa numri i rasteve të konfirmuara në këtë shtet e ka kaluar 2.5-milionëshin.

Azar i është referuar rritjes së shpejt të numrit të të infektuarve. Shumë shtete në jug dhe perëndim të SHBA-së kanë regjistruar rritje të numrit të të infektuarve, pas lirimit të masave.

Numri i të infektuarve në SHBA e ka kaluar 2.5-milionëshin, ndërsa 125.000 veta kanë vdekur.

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavius, sidomos në shtetin e Texasit dhe Floridës, ka bërë që disa kufizime të kthehen sërish, me paralajmërimet që spitalet së shpejti do të jenë të stërmbushura, raporton BBC.

Në kryeqytetin e Texasit, Austin, shumë njerëz kanë dalur në demonstrata, për ta kundërshtuar rregullin e mbajtjes së maskave në raste të caktuara, për të zvogëluar përhapjen e virusit.

Zyrtarët shëndetësorë ndërkohë kanë thënë se shifra reale e të infektuarve mund të jetë dhjetëfishi i totalit të regjistruar. Sipas Qendrës amerikane për Kontroll të Sëmundjeve, deri në 20 milionë amerikanë mund të jenë të infektuar.

Share This Article