SHBA, Senati miraton një plan ndihme prej 500 miliardë dollarësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Senati amerikan miratoi me unanimitet një plan të ri prej rreth 500 miliardë dollarësh për të mbështetur PME-të të goditura ndjeshëm nga kriza lidhur me COVID-19 duke ndihmuar spitalet dhe për të riforcuar depistimin e koronavirusit.

Mbështetur nga Donald Trump, ky tekst përfshin një ndihmë prej 320 miliardë dollarësh që do të disbursohen në formën e kredive për kompanitë me të paktën 500 punonjës.

Plani përfshin gjithashtu 75 miliardë ndihma për spitalet, 25 miliardë për depistimin e koronavirusit si dhe 60 miliardë kredi të destinuara për sektorët të ndikuar nga ekonomia, veçanërisht në bujqësi.

Plani do t’i paraqitet për votimin përfunditar Dhomës së Përfaqësuesve, ku duhet të miratohet para se të shpallet nga presidenti amerikan.

“I kërkoi Dhomës së Përfaqësuesve ta miratojnë këtë plan”, deklaroi Donald Trump gjatë konferencës së përditshme për shtyp.

Share This Article