SHBA, shkon në 837 mijë numri i viktimave nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 837 mijë e 264, prej të cilëve 661 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 59,76 milionë, me 378 mijë raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 6 milionë raste të konfirmuara dhe 77,043 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 246 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 207 milionë dozën e dytë dhe mbi 74 milionë kanë marrë tri doza.

Share This Article