ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Armëpushimi” tregtar SHBA-Kinë jep rezultatet e para, çmimi i arit bien nën 4 mijë dollarë 4 minutes ago
Seanca në Kushtetuese, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm, Gjykata vë në dijeni Burgjet dhe SPAK 8 minutes ago
Raportonte për kartelet e drogës, gazetari meksikan gjendet i pajetë në mes të autostradës 9 minutes ago
VIDEO/ Tërmeti 6 ballë në Turqi, skena paniku, njerëzit u hodhën nga ballkonet e banesave 14 minutes ago
Misteri me “qentë blu” në Ukrainë, të parë pranë zonës së katastrofës bërthamore në Çernobil 17 minutes ago
Next
Prev
Home rajoni

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

albnews by albnews
10 September, 2025
in rajoni
0
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur në listën e sanksioneve dy ish-zyrtarë nga Mali i Zi.

Ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës.

RelatedPosts

Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj

Radoiçiq kërcënon qytetarët, ende i lirë në Serbi

Sipas njoftimit zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviq, dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.

Atyre iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Uashingtonit, Bozhoviq ka abuzuar me pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Ndërkaq, Medenica, sipas DASH-it, ka abuzuar me pozitën e saj publike për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfet për të ndikuar në vendimet gjyqësore në këmbim të parave të gatshme dhe pasurisë së paluajtshme.

“Ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar trafikimin e drogës dhe organizatat kriminale transnacionale si dhe korrupsionin që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor e përtej”, u tha në njoftim.

Vesna Medenica ka qenë një nga figurat më me ndikim të sistemit gjyqësor në Mal të Zi gjatë dy dekadave të fundit. Ajo ka shërbyer 17 vjet në funksione gjyqësore dhe është zgjedhur tri herë kryetare e Gjykatës Supreme, ndonëse Kushtetuta e Malit të Zi lejon vetëm dy mandate. Para kësaj detyre, ajo ka mbajtur edhe postin e kryeprokurores së shtetit.

Në prill të vitit 2022 ajo u arrestua pas publikimit të transkripteve të Europolit, të cilat përmbanin biseda të përgjuara nga aplikacioni “Sky” mes të birit, Millosh Medenica, dhe truprojës së saj, policit Darko Llalloviq, ku diskutoheshin marrëveshje për kontrabandë droge dhe duhani. Nga transkriptet rezultonte se Medenica ishte në dijeni të aktiviteteve kriminale dhe se ishte e gatshme t’i mbronte ata.

Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi e akuzon Medenican se në periudhën 2019–2021, duke shfrytëzuar pozitën e saj, ka ndërhyrë në zgjidhjen e disa çështjeve gjyqësore në favor të kompanive të caktuara, duke pranuar ryshfet. Po ashtu, ajo akuzohet se ka ushtruar presion mbi gjyqtarët për të marrë vendime të paligjshme.

Sipas aktakuzës së ngritur në tetor 2022, djali i saj Millosh akuzohet, ndër të tjera, se në vitin 2019 ka krijuar një organizatë kriminale me qëllim kontrabandimin e duhanit dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm mbi drejtësinë. Në gjykimin e saj para Gjykatës Supreme në Podgoricë, Medenica ka mohuar të gjitha akuzat, duke i quajtur ato hakmarrje politike.

Ajo është konsideruar për një kohë të gjatë si figurë kyç e sistemit gjyqësor nën ndikimin e pushtetit të atëhershëm të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit. Zgjedhja e saj në krye të Gjykatës Supreme është kritikuar shpesh nga komuniteti vendor dhe ai ndërkombëtar për probleme të sundimit të ligjit dhe korrupsion.

Nga ana tjetër, Millo Bozhoviq, ish-kryetar i Komunës së Budvës, u arrestua në prill 2023 nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale dhe prodhim e trafikim të paligjshëm të narkotikëve. Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi ka ngritur aktakuzë kundër tij për krijim të organizatës kriminale dhe kontrabandë të kokainës

Në shkurt të këtij viti, kryetar i ri i Budvës u zgjodh Nikolla Jovanoviq, duke i dhënë fund mandatit të Bozhoviqit, i cili për 22 muaj kishte drejtuar komunën nga burgu – duke ekzekutuar paga, duke marrë vendime për investime dhe tenderë publikë. Bozhoviq vjen nga radhët e një partie të ish-aleancës proruse, Fronti Demokratik, të drejtuar nga kryetari aktual i Parlamentit, Andrija Mandiq./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Armëpushimi” tregtar SHBA-Kinë jep rezultatet e para, çmimi i arit bien nën 4 mijë dollarë

“Armëpushimi” tregtar SHBA-Kinë jep rezultatet e para, çmimi i arit bien nën 4 mijë dollarë

28 October, 2025
Seanca në Kushtetuese, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm, Gjykata vë në dijeni Burgjet dhe SPAK

Seanca në Kushtetuese, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm, Gjykata vë në dijeni Burgjet dhe SPAK

28 October, 2025
Raportonte për kartelet e drogës, gazetari meksikan gjendet i pajetë në mes të autostradës

Raportonte për kartelet e drogës, gazetari meksikan gjendet i pajetë në mes të autostradës

28 October, 2025
VIDEO/ Tërmeti 6 ballë në Turqi, skena paniku, njerëzit u hodhën nga ballkonet e banesave

VIDEO/ Tërmeti 6 ballë në Turqi, skena paniku, njerëzit u hodhën nga ballkonet e banesave

28 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result