ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona 7 hours ago
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 11 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 11 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 12 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA shqyrton mundësinë t’u kërkojë udhëtarëve nga Britania të bëjnë testin për COVID-19

albnews by albnews
22 December, 2020
in Bota, UK
0
SHBA shqyrton mundësinë t’u kërkojë udhëtarëve nga Britania të bëjnë testin për COVID-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e nxjerrjes së një urdhri që do të lejonte hyrjen në SHBA vetëm të atyre udhëtarëve që vijnë nga Britania të cilët janë testuar negativisht për COVID-19-n brenda 48 apo 72 orëve të fundit.

Sipas shtypit amerikan mbi këtë çështje është diskutuar të hënën gjatë mbledhjes së grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë mbi koronavirusin.

RelatedPosts

Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

Ky zhvillim vjen ndërsa më shumë se 40 vende kanë pezulluar udhëtimet me Britaninë si përgjigje ndaj një rritje dramatike të numrit të infeksioneve për shkak të një varianti të ri të COVID-19-s që është përhapur gjerësisht në pjesën jugore të Mbretërisë së Bashkuar.

Shtetet e Bashkuara nuk i kanë kufizuar fluturimet me Britaninë. Por Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo njoftoi se u ka kërkuar linjave ajrore që vijnë në këtë shtet nga Britania, t’u kërkojnë pasagjerëve të bëjnë testin për COVID-19 përpara udhëtimit. Tre linja ajrore, Virgin Atlantic, British Airways dhe Delta Airlines, kanë rënë dakord me kërkesën e zotit Cuomo.

Në pjesën perëndimore të SHBA-së, Guvernatori i shtetit të Uashingtonit, Jay Inslee, ka urdhëruar futjen në karantinë për 14 ditë të të gjithë atyre që vijnë në këtë shtet nga Britania dhe Afrika e Jugut, ku gjithashtu është identifikuar një mutacion i ngjashëm i COVID-19-s.

Të hënën kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Doktor Anthony Fauci, tha se ekzistojnë mundësitë që varianti i ri COVID-19-s është përhapur edhe në Shtetet e Bashkuara.

Kreu i kompanisë farmaceutike me bazë në Gjermani BioNTech, Ugur Sahin, tha se vaksina e prodhuar në bashkëpunim me kompaninë amerikane Pfizer ka “shumë të ngjarë” të jetë efektive ndaj llojit të ri të COVID-19-s. Por ai u tha gazetarëve në Berlin se nëse do të ishte e nevojshme, vaksina mund të modifikohej e shpërndahej brenda gjashtë javësh. Ndërkaq të hënën Bashkimi Evropian dha autorizimin për përdorimin e vaksinës së Pfizer-BioNTech-ut brenda vendeve të bllokut. Vaksinimet fillojnë më 27 dhjetor.

Shefi Evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, tha se agjencia do të thërrasë një takim të vendeve anëtarë për të diskutuar rreth strategjive për t’u përballur me variantin e ri COVID-19-s, por pa dhënë detaje se kur. OBSH-ja ka ngritur shqetësimin rreth variantit të ri të COVID-19-s, por duke shtuar se nuk ka prova se ai është më vdekjeprurës se çdo lloj ekzistues i koronavirusit dhe se mutacione të tilla janë pjesë normale e evolucionit të një pandemie.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

22 December, 2025
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result