SHBA-të nisin “Shtizën e Jugut” kundër narkotikëve venezuelianë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka njoftuar nisjen e një operacioni të ri të quajtur “Shtiza e Jugut”, i cili synon goditjen e grupeve të ashtuquajtura “narkoterroriste” në hemisferën perëndimore.

Operacioni do të drejtohet nga një Task Forcë e përbashkët e Southern Spear dhe Komanda Jugore e SHBA-së (Southcom), me objektivin për të “mbrojtur Shtetet e Bashkuara, eliminuar narkoterroristët nga hemisfera jonë dhe për të mbrojtur atdheun nga droga që po vret popullin tonë”, deklaroi Hegseth.

Ndërkohë, presidenti venezuelian Nicolás Maduro i ka bërë një apel publik presidentit amerikan Donald Trump që të “bashkohen për paqen e kontinentit”.

“Jo më luftëra të përjetshme, jo më konflikte të padrejta. Mjaft me Libinë, kurrë më Afganistan. Rrofsh paqja!”, u shpreh ai gjatë një marshimi proqeveritar në Caracas.

I pyetur nëse kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Trump, Maduro u përgjigj shkurt: “Po, paqe! Po, paqe!”, duke shtuar se nuk është i shqetësuar për ndonjë agresion të mundshëm ushtarak. “Ne jemi të përqendruar të qeverisim në paqe,” tha ai.

Share This Article