SHBA tërheq stafin nga konsullata në Wuhan për shkak të virusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr stafin e saj dhe familjet e tyre nga konsullata në Wuhan, në reagim të përhapjes së koronavirusit të ri që shpërtheu në qytet.

Një zëdhënës i ambasadës deklaroi sot se urdhri u dha për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të ri, problemeve logjistike të shkaktuara nga mbyllja e sistemit të transportit publik dhe spitalet e mbingarkuara në qytet.

Kina njoftoi sot mbylljen e shumë sektorëve të Murit të Madh si edhe të monumenteve të tjera simbol në Pekin, në kuadër të masave për kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

Një tjetër vend historik, që u mbyll për shkak të koronavirusit ishte dhe Qyteti i Ndaluar në Pekin./ATSH/

Share This Article