SHBA tërhiqet nga një prej bazave më të rëndësishme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja tërhoqi gjithë trupat e saj nga baza amerikane e Kandaharit në jug të Afganistanit, një prej vendeve më të rëndësishme, njoftuan sot autoritetet afgane.

“Kjo bazë na është kthyer zyrtarisht, por mund të konfirmoj që ata e kanë lënë të mërkurën”, theksoi Khoja Yaya Alawi, një zëdhënës i ushtrisë afgane në Kandahar.

“Ata ua dorëzuan të gjitha instalimet forcave afgane”, theksoi drejtori i aeroportit të Kandaharit.

“Një dorëzim zyrtar do të bëhet pas Bajramit të Madh, festa myslimane, e cila, deri të shtunën, shënon fundin e agjërimit të Ramazanit”, theksuan dy zyrtarët.

Në një kohë, kjo bazë ishte e dyta më e rëndësishme për trupat amerikane dhe ndërkombëtare të pranishme në vend.

Rajoni i Kandaharit është një ish-bastion i talebanëve të vendosur në jug të Afganistanit dhe këto muajt e fundit, ka qenë skenë e përplasjeve mes kryengritësve dhe forcave afgane.

Share This Article