SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar zyrtarisht tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke finalizuar një objektiv të kahershëm të presidentit Donald Trump. Lajmi u konfirmua të enjten nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), i cili njoftoi se të gjitha fondet amerikane për OBSH-në janë ndërprerë dhe se personeli amerikan i angazhuar në këtë organizatë është tërhequr.

“Ky vendim përmbush angazhimin e Presidentit Trump përmes një urdhri ekzekutiv të firmosur një vit më parë, për shkak të keqmenaxhimit nga OBSH të pandemisë Covid-19 dhe mungesën e vazhdueshme të reformave, llogaridhënies dhe transparencës”, tha Shtëpia e Bardhë.

SHBA i detyrohet ende OBSH-së rreth 260 milionë dollarë, por sipas ekspertëve ligjorë, është e pamundur që OBSH ta detyrojë Uashingtonin të shlyejë këto detyrime financiare.

Administrata Trump e justifikon largimin me pretendimin se OBSH ka dështuar gjatë pandemisë së Covid-19, duke vonuar shpalljen e emergjencës globale dhe duke, sipas saj, minimizuar rreziqe kyçe si përhapja ajrore e virusit dhe transmetimi nga persona pa simptoma. Zyrtarët amerikanë thonë se organizata ka vepruar në kundërshtim me interesat e SHBA-së dhe ka lavdëruar pa kritika reagimin e Kinës.

Megjithatë, ekspertë të shëndetit publik paralajmërojnë se ky vendim mund të ketë pasoja serioze globale dhe kombëtare. Ata theksojnë se largimi nga OBSH dobëson bashkëpunimin ndërkombëtar, kufizon aksesin në të dhëna jetike epidemiologjike dhe e bën SHBA-në më të pambrojtur përballë pandemive të ardhshme. OBSH e ka quajtur këtë tërheqje një situatë “nga ku humbin të gjithë”. 

Share This Article