SHBA teston me sukses armën hipersonike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria amerikane tha se ka testuar me sukses një armë hipersonike, e aftë për shpejtësi më të madhe se pesëfishi i shpejtësisë së zërit.

Sipas mediave të huaja, testi, i cili ndodhi javën e kaluar, ishte testi i parë i suksesshëm i Konceptit të Armëve “HAWC” që nga viti 2013, tha Pentagoni të hënën.

Raketa, e cila është ndërtuar nga Raytheon dhe motori punon duke “ngjeshur ajrin me karburant hidrokarbure”, e aftë të arrijë mbi 1,700 metra në sekondë, ose pesë herë nga shpejtësia e zërit.

Raytheon e përshkruan testin si “historik”, duke zbuluar se kompanitë mbeten në rrugën e duhur për të dorëzuar një sistem prototip në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Nënkryetari i Teknologjisë së Avancuar në Raytheon Missiles&Defense, Colin Whelan, tha se suksesi i testit fillestar “hap rrugën për një sistem hipersonik të përballueshëm dhe me rreze të gjatë në të ardhmen e afërt për të forcuar sigurinë kombëtare”. 

Share This Article