SHBA, thirrje për izolim kombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet në Nju Jork, epiqendra amerikane e epidemisë së koronavirusit, të cilën një zyrtar e krahasoi me Italinë, i bënë thirrje sot presidentit, Donald Trump, që të deklarojë masën shtrënguese të izolimit kombëtar dhe të urdhërojë sektorin privat të prodhojë ​​urgjentisht maska dhe ventilatorë.

Metropoli i kryesor amerikan, kryeqyteti ekonomik i vendit me 8,6 milionë banorë, numëroi sot në mëngjes më shumë se 12 000 raste, domethënë gati një e treta e rasteve amerikane.

Rrugët ishin çuditërisht të qeta pas hyrjes në fuqi të dielën të rregullave të reja, që kufizojnë veprimtarinë e bizneseve të konsideruara thelbësore, si supermarketet, farmacitë, operatorët e internetit dhe i detyrrojnë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Pavarësisht këtyre masave, shkelësit aktualisht nuk përballen me dënime.

Share This Article