SHBA/ Tmerr në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion Boeing në SHBA është përfshirë në një incident. Gjatë ngritjes nga pista, pasagjerët filmuan nga sediljet e tyre përmes dritares, një pjesë të avionit që shkëputet.

Më pas avioni me drejtim në Houston u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi një mbulesë motori ra dhe goditi krahun, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.

Fluturimi arriti një lartësi prej rreth 3,000 metra kur u kthye, ndërsa në bord kishte 135 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Administrata Federale e Aviacionit Amerikan tha se hetimi vazhdon.

Share This Article