SHBA tregon “muskujt” në Baltik, mbërrin luftanija amfibe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tregojnë “muskujt” Vladimir Putin.

Në Baltik ka mbërritur dhe “bisha” Uss Kearsarge, luftanija gjigante amfibe, e cila është ankoruar në portin e Stokholmit, ku do të marrë pjesë në stërvitjen e NATO, ku janë pjesë 16 vende.

Anija e luftës është e pajisur me 26 avionë dhe me një ekuipazh prej 2400 marinarësh dhe ushtarësh.

Ajo konsiderohet si një ndër mjetet e vëna në dispozicion nga SHBA, pas premtimit për të garantuar sigurinë përkohësisht në dy vendet nordike, të cilat kërkuan zyrtarisht për të qenë pjesë e NATO, por që hasën në veton turke.

Share This Article