SHBA, treni del nga shinat, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh Amtrak doli nga shinat në shtetin verior dhe qendror të Montana të shtunën, tha një zyrtar i Zyrës së Sherifit të Qarkut Liberty.

Treni po lidhte Seattle -in me Çikagon dhe mbante 147 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit kur pesë lekomotiva dolën nga shinat pranë qytetit të Joplin, Montana, rreth orës 16:00, lokale.

Sipas oficerit të policisë, i cili foli në kushte anonimiteti, pasagjerët të cilët ishin bllokuar në vagonët e dalë nga shinat arritën të dilnin. Numri i të plagosurve nuk është ende i saktë, shtoi ai. Megjithatë, koordinatori i katastrofës dhe shërbimeve të urgjencës në Montana i tha The New York Times se të plagosurit ishin “mbi pesëdhjetë”. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. /abcnews.al/

Share This Article