ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 1 minute ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 3 minutes ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 6 minutes ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 10 minutes ago
Kenia kërkon arrestimin e ish-ushtarit britanik për vrasjen e dyshuar të Agnes Wanjiru 14 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA u vendosi sanksione për krim të organizuar në veri të Kosovës – por kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq

albnews by albnews
8 December, 2021
in Bota, Kosova
0
SHBA u vendosi sanksione për krim të organizuar në veri të Kosovës – por kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë ndër personat e listës së re të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Dyshja janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet – ata kanë qenë të lidhur me krime të rënda disa herë, por asnjëherë nuk janë dënuar gjersa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përpjekur fuqishëm të mohojë lidhjet me ta.

RelatedPosts

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike

Kush janë Veselinoviq dhe Radoiçiq?

Zvonko Veselinoviq është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme. Për herë të parë ka ndodhur në vitin 2003, në rrugën Rashkë – Kralevë, kur u ndalua me tre persona të tjerë. Në veturë janë gjetur 3 kilogramë e 190 gramë heroinë, ndërsa vlera e drogës ka arritur në 150 mijë euro, ka raportuar më herët Istinomer, citon nova.rs.

Në gusht të vitit 2004, Veselinoviq u ndalua me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e Slavisha Maksimoviqit gjersa para fundit të vitit 2005, ai u arrestua në qendër të Mitrovicës Veriore për vjedhje të dyshuar të veturës.

Gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2011, serbët nga veriu i Kosovës ngritën barrikada në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak me qëllim që të pengojnë EULEX-in që të transportojë doganierët shqiptarë në ato vendkalime, transmeton Telegrafi.

Ka pasur disa përplasje me policinë, ndërsa gjatë incidentit ka mbetur i vrarë pjesëtari i Policisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi.

Komandanti i atëhershëm i KFOR-it, Erhard Drews identifikoi Zvonko Veselinoviq dhe vëllain e tij, Zharkon si organizatorë të incidenteve me barrikadat.

Në dhjetor të vitit 2011, Veselinoviqi u ndalua së bashku me vëllanë e tij në Kopaonik gjersa u ngritën aktakuza edhe kundër Milan Radoiçiqit dhe Dragan Çurçiqit me pretendimin se ata kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 32 kamionë (vlera totale rreth 2.8 milionë euro) në pronësi të kompanisë së lizingut “Hypo Alpe – Adria Leasing”. Gjykata e Apelit i shpalli të pafajshëm Veselinoviqin dhe Radoiçiqin, ndërsa Çurçiq u dënua me tre vjet burg.

Në gjyqin për gërmim të paligjshëm të zhavorrit në “Korridori 10” është marrë vendim lirues dhe në këtë procedurë, përveç atyre dyve, ishin akuzuar edhe Ivan Stamenoviq dhe biznesmeni Goran Makragiq.

Sidoqoftë, kjo biografi nuk ndikoi në biznesin e tij. Nga të hyrat e vetëm dy kompanive, pasuria e përbashkët e Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit në vitin 2019 ka arritur në 63 milionë euro.

Radoiçiq dhe Veselinoviq janë edhe pronarë të kompanisë “Inkop”, si dhe Granti Pesçar, të cilët shpesh janë të angazhuar në ndërtimin e rrugëve në Serbi. Siç kemi njoftuar më herët, “Inkop” është punësuar si nënkontraktor në ndërtimin e rrugës së shpejtë nga Iverko në Lajkovc.

Siç shkruante më parë BIRN, Inkop, si nënkontraktor i “Energoprojekt niskogradnja”, mori punën në ndërtimin e “Korridorit 11”.

Në atë korridor është angazhuar edhe kompania “Granit Pesçar”, nga e cila është blerë materiali ndërtimor për asfaltimin e disa rrugëve në qendër të Beogradit. Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugëve të Car Dusanit në Dorçol, pllajën pranë Palmotiçeva dhe George Washington, si dhe pjesë të rrugëve të Mbretëreshës Mary dhe 27 Marsit.

Foto me vëllanë e presidentit serb

Afërsia e Andrej Vuçiqit, vëllait të Presidentit të Serbisë, dhe Zvonko Veselinoviqit, kriminelit serb nga Kosova, është spekuluar prej vitesh dhe këto pretendime për herë të parë janë konfirmuar nga fotot e tyre të përbashkëta të publikuara nga gazetarët e KRIK-ut.

Ata të dy janë fotografuar në restorantin “Salash 137” në Kopaonik në vitin 2015 teksa bisedonin, qeshnin dhe darkonin.

Pas kësaj, BIRN publikoi një “selfie” që Veselinoviq bëri me Andrej Vuçiqin gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014 në agjencinë e reklamave Invictus Media.

Veselinoviq u identifikua nga policia dhe shërbimi i sigurisë BIA si kreu i një grupi të përfshirë në kontrabandën e drogës, armëve dhe naftës, gjelbërimin dhe pastrimin e parave.

Duke komentuar fotot e publikuara, Aleksandar Vuçiq tha se Veselinoviqin asgjë të keqe nuk i ka bërë vëllait të tij, por nuk tregoi se pse po takoheshin.

“Vëllai im mund ta ketë takuar dy ose tre herë. Nuk e ka parë që nga viti 2015. Dhe cili është problemi tani?”, ka pyetur Vuçiq dhe ka shtuar se ka edhe foto me Veselinoviqin.

Vrasja e Oliver Ivanoviqit

Radoiçiq dyshonte se ai ishte në krye të grupit kriminal që organizoi dhe kreu vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe hetimi përfshinte kumbarin e tij, Veselinoviq.

Urdhri për arrestimin e Radoiçiqit në Kosovë është lëshuar në fund të vitit 2018 pas një tentative të pasuksesshme të policisë për ta arrestuar.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e tërhoqi urdhrin. Është interesante se Radoiçiq u bë nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, disa muaj pas vrasjes së Ivanoviqit. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike

Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result