SHBA vazhdon të ndjekë raketën hapësinore kineze që doli nga kontrolli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas daljes së raketës nga kontrolli disa nga pjesët u dogjën, ndërkohë ka shqetësime se disa nga pjesët e raketës 22 tonëshe mund të bien mbi vendbanime

Komanda e Forcës Hapësinore të SHBA-së njoftoi se një raketë hapësinore që i përket Kinës e cila ka dalë nga kontrolli pritet që të bie në sipërfaqen e tokës në fundjavë dhe se po vazhdon të ndjekë itinerarin e kësaj rakete, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dalja nga kontrolli e raketës Long March 5B që i përket Kinës ka vënë në alarm botën.

Mice Howard, një nga zëdhënësit e Pentagonit tha se presin që raketa të ulet në sipërfaqen e tokës më 8 maj dhe se itinerari i raketës po ndiqet nga Forcat Hapësinore të SHBA-së.

Ai theksoi se aktualisht nuk e dinë se ku do të bien saktësisht mbetjet e raketës dhe se kjo mund të parashikohet disa orë përpara se raketa të ulet në tokë.

Kina javën e kaluar përdori këtë raketë me qëllim për të lëshuar pjesët e stacioneve të saj hapësinore.

Pas daljes së raketës nga kontrolli disa nga pjesët u dogjën, ndërkohë ka shqetësime se disa nga pjesët e raketës 22 tonëshe mund të bien mbi vendbanime.

Share This Article