SHBA vendos sanksione kundër deputetëve ukrainas: Po ndihmonin Rusinë për pushtimin e Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione kundër katër zyrtarëve ukrainas, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit.

“The Washington Post” shkruan se bëhet fjalë për dy deputetët Taras Kozak dhe Oleh Voloshy, ndërsa dy të tjerë janë ish-zyrtarë të qeverisë.

Këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë dyshohet të jenë pjesë e përpjekjeve të Moskës që synon pushtimin e mëtejshëm të Ukrainës.

“The Washington Post” raporton se të katër zyrtarët kanë qenë të përfshirë ngushtë në përpjekjet e dezinformimit nga shërbimi federal i sigurisë ruse, i njohur si FSB. Kujtojmë se presidenti Joe Biden paralajmëroi Moskën nëse vendos që të nis aksionin ushtarak për pushtimin e Ukrainës.

Share This Article