SHBA vendos sanksione ndaj Dodikut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Bisera Turkoviç ka konfirmuar se sanksionet për individët do të shpallen sot, duke shtuar se ata që vendosin sanksione duhet të sqarojnë detajet dhe të përcaktojnë subjektet ku do të aplikohen.

Turkoviç shtoi se, është punuar për një kohë të gjatë ndërsa shprehu mendimin se ka patur një qëndrim të harmonizuar mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, por ky nuk do të ishte fundi, por vetëm fillimi i vendosjes së sanksioneve.

Puna e institucioneve shtetërore në Bosnje-Hercegovinë është bllokuar që nga korriku i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit e Republika Srpska refuzuan të marrin pjesë në çdo vendimmarrje për shkak se ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje-Hercegovinë, Valentin Inzko vendosi të bënte ndryshime në Kodin Penal që ndalon mohimin e gjenocidit dhe lëvdimin e kriminelëve të luftës.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që puna e institucioneve të Bosnje-Hercegovinës të zhbllokohet dhe të braktisen vendimet për krijimin e një agjencie të barnave dhe aktivitetet e mëtejshme për transferimin e kompetencave nga shteti te entiteti.

E gjithë kjo ka shkaktuar krizën më të madhe politike në Bosnje-Hercegovinë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, prandaj disa zyrtarë ndërkombëtarë kanë diskutuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

Share This Article